Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthejnë kritikat pas vendimit të linjës “Southwest Airlines”, ndryshon politikën për pasagjerët mbipeshë: Duhet të paguajnë dy bileta!
Kompania ajrore amerikane Southwest Airlines ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në politikën e saj për pasagjerët me mbipeshë, duke shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe nga grupet e udhëtarëve. Deri më tani, udhëtarët që nuk mund të uleshin rehat mes mbështetëseve të një vendi, kishin mundësinë të kërkonin një vend të dytë falas në aeroport ose të blinin një të tillë paraprakisht dhe të kërkonin rimbursim pas fluturimit. Por duke filluar nga 27 janari 2026, kjo politikë ndryshon plotësisht: -Pasagjerët duhet të rezervojnë dhe të paguajnë paraprakisht për vendin shtesë -Rimbursimi nuk do të garantohet më automatikisht, por do të jepet vetëm nëse fluturimi ka pasur vende të lira dhe bileta është rezervuar në të njëjtën klasë. Kërkesa për rimbursim duhet të...