I shpallur në kërkim për kontrabandë të mallrave, arrestohet 34-vjeçari në Fier

I shpallur në kërkim për kontrabandë të mallrave, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Një 34-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim për kontrabandë të mallrave. Në pranga ra shtetasi me iniciale E.R., për veprat penale “Ruajta dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Më herët nga operacioni koduar “Liquid” u vunë në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët magazinonin dhe transportonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara. “Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Liquid”. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan për veprat penale “Ruajta dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin E. R., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Liquid”, si...