Aksident me vdekje/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari humb jetën në vendngjarje

Aksident me vdekje/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari humb jetën në vendngjarje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot rreth orës 09:10 në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Njoftimi i policisë Përmet/Informacion paraprak Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.