Sulmi rus dëmton zyrën e Delegacionit të BE-së në Kiev, Kos: Moska refuzon paqen dhe zgjedh terrorin

Sulmi rus dëmton zyrën e Delegacionit të BE-së në Kiev, Kos: Moska refuzon paqen dhe zgjedh terrorin

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Ukrainë, me seli në Kiev, ka pësuar dëme të mëdha nga sulmet ajrore ruse të enjten, njoftuan zyrtarë të lartë të BE-së. Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, shkroi në rrjetin social X: “Delegacioni i BE-së në Kiev u dëmtua nga sulmet ruse ndaj zonave civile. Dënoj ashpër këto sulme brutale – një tregues i qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorin. Solidaritet i plotë me stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që përballen me këtë agresion.” Ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Mathernova, deklaroi se goditja direkte e një ndërtese civile pranë selisë shkaktoi një valë goditëse që dëmtoi rëndë ndërtesën e Delegacionit. “‘Paqja’ e Rusisë mbrëmë: një sulm masiv ndaj Kievit me dronë...