Situata me flakët në vend, Mbrojtja bën bilancin: 3 vatra zjarri mbeten aktive

Situata me flakët në vend, Mbrojtja bën bilancin: 3 vatra zjarri mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin sa i përket zjarreve në rang vendi. Sipas Mbrojtjes, në 24 orët e fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, 3 prej të cilave janë aktive, 2 janë nën monitorim dhe pjesa tjetër është izoluar dhe shuar. Vatrat aktive Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës. Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë. Vatra në monitorim Skrapar (Bogovë) – Zjarri në pyllin me pisha është vënë...