Situata nga zjarret në vend, dy vatra aktive në Vlorë dhe Devoll

Situata nga zjarret në vend, dy vatra aktive në Vlorë dhe Devoll

Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e fundit për situatën nga zjarret në vend, sqaron se në Devoll dhe Vlorë dy vatra janë ende aktive, ndërsa tre vatra të tjera janë duke u mbajtur në monitorim në pjesë të tjera të territorit të vendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 27 gusht deri në orën 09:00 të datës 28 gusht 2025, janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri në territorin e vendit. Vatra Aktive •             Delisuf, Bashkia Vlorë Zjarri që u aktivizua më 25 gusht në pyllin e Pishë-Poros vazhdon të jetë i pranishëm. Aktualisht, mbi 50 forca zjarrfikëse, bashkiake dhe efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, të pajisur me 3...