Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tensione në Argjentinë! Skandali i korrupsionit, Presidenti qëllohet me gurë gjatë fushatës
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, u përball me një incident të dhunshëm të mërkurën, kur protestues të zemëruar hodhën gurë, shishe dhe objekte të tjera ndaj automjetit të tij gjatë një aktiviteti elektoral pranë kryeqytetit Buenos Aires. Sipas zëdhënësit presidencial Manuel Adorni, Milei nuk pësoi lëndime dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja nga stafi i sigurisë. Ai ndodhej në pjesën e pasme të një kamionçine, duke përshëndetur mbështetësit në qytetin Lomas de Zamora, rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit, kur shpërthyen protestat. Në automjet ishin gjithashtu e motra dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e presidentit, Karina Milei, si dhe zyrtarë të tjerë. Pas largimit të shpejtë të presidentit, u shënuan përleshje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij. Incidenti ndodhi në një moment të tensionuar...