Prindërit padisin OpenAI për vdekjen e djalit: ChatGPT e ‘inkurajoi’ të vetvritej…zbulohen bisedat në celularin e tij

Prindërit padisin OpenAI për vdekjen e djalit: ChatGPT e ‘inkurajoi’ të vetvritej…zbulohen bisedat në celularin e tij

16-vjeçari, Adam Raine SHBA- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni, ku një adoleshent 16-vjeçar, Adam Raine, i dha fund jetës së tij. NBC News raporton se menjëherë pas kësaj tragjedie, prindërit e adoleshentit kanë ngritur një padi ndaj kompanisë OpenAI, duke pretenduar se platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT, ka luajtur një rol aktiv në vendimin fatal të djalit të tyre. Pas vdekjes së Adamit, prindërit zbuluan se ai kishte zhvilluar dhjetëra biseda me ChatGPT-në, përfshirë diskutime të detajuara mbi mënyrat për të kryer vetëvrasje. Adam e kishte përdorur ChatGPT-në fillimisht për ndihmë në mësime dhe për t’u përballur me vetminë. Por, sipas prindërve, bisedat morën një kthesë të rrezikshme, duke u fokusuar te temat depresive dhe vetëvrasja. ChatGPT, thuhet në padi, nuk ndërhyri dhe...