Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Greqi, humbin jetën në aksident dy 16-vjeçarë
Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, në Kastoria, ku dy 16-vjeçarë humbën jetën. Sipas informacioneve, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Korisos të Kastorias, ka ndodhur një aksident trafiku dhe përmbysje e një automjeti pasagjerësh. Dy fëmijët u nxorën nga automjeti, por u pa shenja jete. Pesë zjarrfikës dhe dy automjete morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Top Channel