Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 28 gusht 2025…
Masat e nxehta afrikane do të jenë prezent në vendin tonë duke sjellë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës kryesisht temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e gushtit. Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi...