Botërori 2026: Trajneri i Sllovenisë vlerëson Kosovën para nisjes së kualifikimeve

Botërori 2026: Trajneri i Sllovenisë vlerëson Kosovën para nisjes së kualifikimeve

Kosova do ta nisë javën e ardhshme aventurën e saj në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke u përballur fillimisht me Zvicrën në transfertë më 5 shtator, ndërsa më 8 shtator do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin B, ku përveç Zvicrës dhe Suedisë, gjendet edhe Sllovenia, me të cilën përfaqësuesja jonë do të luajë në tetor. Trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek, në një konferencë për shtyp, foli edhe për Kosovën, duke theksuar rritjen e saj dhe mundësitë që ky grup ofron për surpriza: “Nuk shoh asnjë ekip në grup që nuk e mendon kualifikimin. Kosova është në rritje. Suedia ka emra të mëdhenj, sidomos në sulm, ndërsa Zvicra ka gjithmonë mënyrën e saj të lojës...