Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kryeministri izraelit e pranon për herë të parë: E njoh gjenocidin armen!
Benjamin Netanyahu IZRAEL-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për herë të parë ka pranuar gjenocidin e kryer nga Perandoria Osmane kundër armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo u njoftua gjatë një interviste me podkasterin amerikan Patrick Bet-David. I pyetur nëse Izraeli nuk e kishte pranuar kurrë zyrtarisht shfarosjen e armenëve, si dhe masakrat e asirianëve dhe grekëve pontikë, të kryera nga Perandoria Osmane në fillim të shekullit të 20-të, Netanyahu u përgjigj: "Në fakt, mendoj se e kemi pranuar, sepse besoj se Knesseti miratoi një rezolutë për këtë qëllim'. Deklarata e Netanyahut shënon një ndarje mes qëndrimit tradicional të Izraelit, i cili, në një përpjekje për të mbrojtur marrëdhëniet e tij me Turqinë dhe Azerbajxhanin, deri më tani kishte shmangur përdorimin e termit "gjenocid" për të...