Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vr*sjet në shkollë, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë
Bota E Mërkurë, 27 Gusht 2025 21:21 Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve. Sipas mediave të huaja, presidenti i cili i përshkruan të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Flamujt në ambasadat, bazat ushtarake dhe anijet amerikane do të ulen gjithashtu në gjysmë-shtizë. Urdhri do të mbetet në fuqi deri në perëndim të diellit, më 31 gusht 2025.