Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Protestat në Serbi, ambasada ruse: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe
Bota E Mërkurë, 27 Gusht 2025 21:51 Ambasada ruse në Beograd, thotë se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është dialogu në fushën e së drejtës sipas rregullave serbe. “Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë vetëm një gjë: vlerësimet tona pasqyrojnë me saktësi, korrektësi, përgjegjësi dhe me qëllime të mira realitetin”, njoftoi Ambasada ruse, por po ashtu nuk sqaroi se për cilat vlerësime bëhet fjalë. Kremlini veçse i ka dhënë mbështetje autoriteteve në Beograd, të cilat përballen me protesta antiqeveritare që po zgjasin, teksa demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Zyrtarët rusë përsërisin pohimet e autoriteteve serbe se protestat përbëjnë të ashtuquajturën “revolucion me ngjyra”, një term që i referohet kryengritjeve në ish-republikat sovjetike kundër regjimeve autoritare.