Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Montenegro Film Randezvouz, Jonid Jorgji: Diskutuam për sfidat aktuale të industrisë së filmit në rajon
Industria e filmit, zhvillimet dhe problemet bënë bashkë drejtues të institucioneve të filmit nga e gjithë Europa në një aktivitet në Mal të Zi. Pjesë e këtij aktiviteti të organizuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi ishin dhe drejtues të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në vendin tonë. Kryetari i QKK-së Jonid Jorgji shprehet se eventi Montenegro Film Randezvouz ofroi dhe mundësi të shkëlqyera për takime të rëndësishme mes institucioneve të filmit. “Pjesëmarrja jonë në eventin Montenegro Film Randezvouz ishte një përvojë e jashtëzakonshme! Organizuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi, ky event ofroi mundësi të shkëlqyera për takime të rëndësishme mes institucioneve të filmit nga e gjithë Europa, nën ombrellën e @efad_aisbl. Diskutuam për sfidat aktuale të industrisë së filmit në...