Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës
Policia e Durrësit ka zhvilluar këtë mbrëmje një aksion në zonën e Shkozetit, sipas raportimeve në media janë shoqëruar disa persona të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë raportohet se në operacion janë angazhuar efektivë nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Detaje të tjera mbi identitetin e të shoqëruarve dhe shkaqet e arrestimeve pritet të bëhen publike nga Policia gjatë orëve në vijim.