Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Bashkëshortja e Naum Shundit ndan lajmin e keq: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale
                            Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naum Shundi, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT. Në një postim prekës, ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre. Megjithatë, ajo sjell lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht. “Fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, përfundon reagimi i saj. Postimi i plotë: Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit...