Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qarkullonin me pistoleta me vete, arrestohen dy persona në zonën e Shkozetit
Dy persona janë ndaluar nga policia e Durrësit në zonën e Shkozetit. Korrespodentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se të arrestuarit janë kapur me armë zjarri të tipit pistoletë. Sipas burimeve policore, dy personat e ndaluar janë përsëritës të kësaj vepre penale dhe po hetohet nëse janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. Top Channel