Skema e Investimeve, ministrja Denaj: 1,5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

Skema e Investimeve, ministrja Denaj: 1,5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku i kushteve klimaterike. Për të me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha. Denaj u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë deri më 30 shtator në zyrat qendrore të AZHBR, në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 50% grant për instalimin e rrjetave antibreshër në blloqe ekzistuese me pemë frutore, agrume apo vreshta. “Financojmë 50% e vlerës totale, deri në 1.5 mln lekë për hektarë. Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë...