Ushtria izraelite operacion në Bregun Perëndimor, zbardhen detajet

Ushtria izraelite operacion në Bregun Perëndimor, zbardhen detajet

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë më 27 gusht, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar për të paktën shtatë të plagosur gjatë këtij operacioni. Ushtria izraelite ka konfirmuar për AFP-në se forcat e saj po kryejnë një operacion në këtë qytet në veri të Bregut Perëndimor, por nuk kanë dhënë detaje se cili është qëllimi i tij. Operacioni nisi në orën 03:00, sipas kohës lokale, thanë banorët, të cilët raportuan se ushtarët me autoblinda ia mësynë disa lagjeve të qytetit të vjetër të Nablusit, që ka një popullsi prej rreth 30.000 banorësh. Operacioni vjen një ditë pasi forcat izraelite në Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez, bën bastisje në një...