Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Itali! I riu afrikan përdhunon dy gra në një stacion autobusi pranë Romës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion autobusi në Via Prenstinë, Romë të Italisë. Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritet italiane për përdhunim e dy grave, një 60-vjeçare dhe një 44-vjeçare. Autori është nga Gabmia e Afrikës së Jugut dhe ka leje qëndrimi të vlefshme, pasi i është dhënë mbrojtje ndërkombëtare. Emri i tij nuk është bërë ende i ditur. 44-vjeçarja dëshmoi para policisë ngjarjen. “Më kërkoi një cigare, pastaj më tërhoqi zvarrë në një rrugicë pas Via Prenestina dhe më përdhunoi mbi një grumbull mbeturinash”, tha 44-vjeçarja. Top Channel