Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ U kapën në lokalin e ish-deputetit, këta janë dy inspektorët e IMT që u prangosën
Zbardhen identitet e dy inspektorëve të arrestuar të IMT-së, dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim. Pas hekurave përfunduan Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër. Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat, ndërsa janë arrestuar në një lokal në Kombinat. Arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.