Arrestohen dy punonjës të IMT-së, në kërkim edhe dy të tjerë për korrupsion

Arrestohen dy punonjës të IMT-së, në kërkim edhe dy të tjerë për korrupsion

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion për arrestimin e disa punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për korrupsion. Nga operacioni rezultuan të arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ky veprim erdhi pas një denoncimi se të dyshuarit merrnin ryshfete nga biznese të ndryshme. Me herët Policia arrestoi edhe ish-kryeinspektorin e IMT-së në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në zonën bregdetare të fshatit Shetaj të Ishmit. Objekti në fjalë është një resort luksoz, i njohur si “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, që përfshin ndërtesa banimi, pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi. Sipas hetimeve paraprake, kompleksi dyshohet se është ndërtuar pa leje që në vitin 2017, gjatë kohës që...