Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sulm me armë në një shkollë katolike në SHBA, 2 viktima dhe 20 të plagosur, vetëvritet autori
PAMJE NGA VENDNGJARJA SHBA-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një shkollë katolike në Minneapolis në Minesotës. Nga ngjarja e rëndë raportohen 20 të plagosur dhe 3 të vrarë, mes të cilëve edhe autori. Ky i fundit kreu vetëvrasje. Të shtënat thuhet se ndodhën gjatë një meshe katolike në shkollën për nxënësit nga kopshti deri në klasën e tetë. Auroti qëlloi rreth 30 herë drejt një grupi personash të cilët po qëndronin në trotuar. 10 prej të plagosurëve raportohen në gjendje kritike për jetën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte informuar për të shtënat, duke e përshkruar atë si një "situatë të tmerrshme". “Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë...