Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Paraja e krimit’, flet eksperti i ekonomise: Apartamentet nuk i blejnë dot qytetarët e ndershëm
Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, deklaroi se forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase nuk justifikohet me bumin turistik të viteve të fundit. Ai tha se, edhe pse vitin e kaluar Shqipëria numëroi mbi 11.4 milionë turistë, luhatjet e euros gjatë sezonit ishin minimale, çka tregon se turizmi nuk është arsyeja kryesore e forcimit të lekut. Sipas tij, në këtë fenomen ndikojnë faktorë të tjerë, kryesisht paraja kriminale që po depërton në ekonominë reale, si edhe ndërtimi masiv i cili nuk ka asnjë logjikë ekonomike. Muço nënvizoi se në Tiranë, ndonëse popullsia nuk po rritet, oferta e apartamenteve shtohet çdo vit me 10 deri në 15%, duke lënë pas dhjetëra mijëra banesa bosh, ndërsa çmimet vijojnë të rriten. Eksperti theksoi se këto prona nuk i blejnë...