Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pastrim nga ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur/ IKMT në aksion te Kepi i Rodonit
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për pastrimin nga ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur. Këtë të mërkurë, IKMT ka ndarë pamje nga Kepi i Rodonit, Durrës, ku po kryhet aksioni i radhës. Pamjet përgjatë vijës bregdetare shfaqin një pjesë të punimeve nga aksioni për këtë zonë, si pjesë e punës për zbatimin e ligjit gjatë kontrollit të territorit.