Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tensione në ajër! Bombarduesit gjermanë përballë avionit rus, prag-përplasje në Baltik
Avionët luftarakë gjermanë u ngritën në ajër e u vunë në ndjekje të një avioni zbulues rus Il-20 mbi Detin Baltik. Dy Eurofighter u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage në Gjermani, pasi aeroplani rus u diktua me transponderët e tij të fikur dhe pa një plan të sqaruar fluturimi, thotë DW. Incidenti i shtohet një serie provokimesh ajrore të raportuara nga aleatët e NATO-s që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, pasi Moska dyshohet ta ketë përdorur avionin për të gjurmuar pozicionet e trupave të aleancës. Episodi më i fundit shënon incidentin e dhjetë të këtij lloji ku përfshihen avionë gjermanë që nga fillimi i këtij viti. Nuk ka detaje të mëtejshme rreth vendndodhjes së saktë të përballjes...