Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Ura më e lartë në botë, 96 kamionë për testin e forcës
Bota E Mërkurë, 27 Gusht 2025 15:32 Ura e Kanionit të Madh Huajiang, një nga projektet më mbresëlënëse inxhinierike të Kinës, ka kaluar me sukses një provë kritike qëndrueshmërie vetëm disa javë para hapjes së saj. Ura masive e varur, e cila shtrihet në 625 metra mbi një grykë në lumin Beipan të provincës Guizhou, është më e larta në botë. Gjatësia e saj totale është më shumë se 2.8 km. Ndërtimi filloi në janar 2022 dhe pritet të hapet për qarkullim në fund të shtatorit. Ura u ndërtua me qëllim përmirësimin e lidhjeve rrugore në zonat e paarritshme, lehtësimin e tregtisë dhe rigjallërimin e provincës duke tërhequr turistë. Në këtë kontekst, është planifikuar edhe krijimi i një qendre të madhe për sporte ekstreme në...