Platforma që po ‘zhvat’ 6000 shqiptarë: Mbi 5 mln dollarë të humbura në “investime fantazmë”

Platforma që po ‘zhvat’ 6000 shqiptarë: Mbi 5 mln dollarë të humbura në “investime fantazmë”

Një platformë e rreme investimi e quajtur TXEX po godet qytetarët shqiptarë duke zhdukur miliona dollarë përmes një skeme piramidale të sofistikuar që operon pa licencë dhe jashtë çdo kuadri ligjor në Shqipëri. Deri më tani, sipas denoncimeve të shumta, më shumë se 6000 shqiptarë janë prekur nga kjo skemë, me humbje që kalojnë 5 milionë dollarë në total. TXEX paraqitet si një aplikacion që ofron investime të “sigurta” në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim i mirëorganizuar që shfrytëzon rrjetet sociale dhe platformat si Telegram, Signal dhe WhatsApp për të joshur viktimat. Skema fillon me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë, që prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë”, krijojnë grupe të simuluara investimi. Në këto grupe, përdoruesit shohin komente...