Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përplasje për Groenlandën, qeveria daneze thërret për sqarim ambasadorin amerikan
Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka thirrur për sqarime ambasadorin amerikan në Kopenhagë, pas të dhënave se shtetas amerikanë kishin kryer operacione të fshehta në Groenlandë. Transmetuesi publik danez “DR” citoi burime që thoshin se synimi i amerikanëve ishte të infiltroheshin në shoqërinë lokale dhe të promovonin shkëputjen e ishullit nga vendi nordik dhe bashkimin e tij me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, organi mediatik nuk ishte në gjendje të sqaronte se për cilin institucion punonin personat e infiltruar. Shërbimet sekrete daneze kanë paralajmëruar se Groenlanda është vënë në shënjestër të fushatave të shumta influencuese. Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen deklaroi se çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Danimarkës do të jetë e papranueshme dhe kjo i është bërë...