Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rezart Taçi dënohet edhe në Zvicër/ Mediet: Si fitoi “nga hiçi” 1.5 miliard dollarë
Një i pandehur jo i zakonshëm u dënua të martën në Gjenevë nga Gjykata Korrekcionale. Në moshën 54-vjeçare, Rezart Taçi akuzohej për një sërë mashtrimesh financiare përmes aktiviteteve të tij në fushën e naftës të zhvilluara në Shqipëri, të cilat kishin edhe degëzime të rëndësishme në Zvicër. Sipas aktakuzës, mashtrim nëpërmjet një sistemi “veçanërisht dinak”, falsifikim dokumentesh dhe abuzim me besimin përbëjnë bërthamën e rëndë të shkeljeve që i atribuohen atij. Mes viktimave përmendet edhe gjiganti botëror i certifikimeve SGS, që kohët e fundit ka zhvendosur selinë nga Gjeneva në Zoug. Duke qenë subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar në Shqipëri, ai është në arrati dhe për këtë arsye u përjashtua nga paraqitja përpara drejtësisë. Në Shqipëri, ai ndiqet penalisht prej të paktën katër vitesh për...