Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Shtylla më gjeniale që nga Kali i Trojës’: Vepra artistike sovjetike që përgjonte SHBA-të
Një pajisje përgjimi e fshehur në një vepër arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për shtatë vite, dhe nuk është shembulli i vetëm kur arti është manipuluar për qëllime të fshehta. Tetëdhjetë vite më parë, në javët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, një grup skautësh rusë i dhuruan ambasadorit amerikan në Moskë një vulë të madhe të gdhendur me dorë, simbolin e madh të SHBA, për rezidencën e tij zyrtare, Spaso House. Dhurata simbolizonte bashkëpunimin mes Rusisë dhe SHBA-ve gjatë luftës, dhe ambasadori amerikan W. Averell Harriman e vari me krenari në murin e shtëpisë deri në vitin 1952. Por pa dijeninë e ambasadorit dhe ekipit të tij të sigurisë, vula përmbante një pajisje të fshehtë përgjimi,...