Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Lura, perla e maleve shqiptare/ Shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër
“Shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër”…duhet të jetë ndër simbolikat më të goditura për këtë vend të mrekullueshëm. Lura është quajtur si perla e maleve shqiptare. Nga Gjergj Marku Historianë të huaj, kalimtarë e udhëpërshkrues, i ka lënë pa mend kjo bukuri e rrallë. Austriaku Stinmestz shkruan se “Pamja nën shkëmbin e Kunorës është kaq e këndëshme sa s’ka shoqe në tërë Shqipërinë”, ndërsa një mjeshtër projektesh sportive, që kishte ardhur të shihte këndej thotë se “për dy ditë isha në Zvicrën e Shqipërisë, aty ku Zoti ka falur shumë, ndërsa njeriu ka punuar pak”. Ndërsa aty nga viti 1908 Edit Durham do të shënonte në ditarin e saj se “kur dola në Qafë Lurë, pashë një fushë kaq të bukur, që nuk...