Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Inspektorët bërthamorë kthehen në Iran, por rivendosja e sanksioneve duket e pashmangshme
Gati dy muaj pasi Teherani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka dërguar sërish inspektorë në Iran, pikërisht në kohën kur vendi po përballet me mundësinë e rikthimit të sanksioneve të mëdha ndërkombëtare. Irani i pezulloi inspektimet në korrik, duke cituar bombardimet amerikane dhe izraelite ndaj objekteve kyçe në qershor. Por, rikthimi i inspektorëve është kryesisht simbolik. Tani për tani, misioni i IAEA-së – i konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi – ka karakter përgatitor, dhe përqendrohet në “modalitetet praktike” për rikthimin e vëzhgimit në disa objekte të shpërndara, disa prej të cilave u dëmtuan rëndë nga sulmet. Pa qasje dhe bashkëpunim më të madh, është e pamundur të shtyhet rikthimi i sanksioneve të OKB-së, të cilat...