Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! S’kanë nevojë për medalje, por kushte më të mira pune

Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! S’kanë nevojë për medalje, por kushte më të mira pune

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi Edi Rama dekoroi disa prej forcave zjarrfikëse që luftuan me flakët që përfsahinë vendin këtë verë, ka reaguar duke thënë se këta punonjës nuk kanë nevojë për dekorata, por për kushte më të mira pune. Berisha shprehet se shpërndarja e këtyre dekoratave, është një tallje për ta. Reagimi i Berishës: Ramaduro u ka shpërndarë sot punonjësve të Zjarrfikësve dhe ekipit të Emergjencave medalje ari, argjendi apo bronzi, a thua se mbrojtja e vendit dhe qytetarëve nga rreziku i zjarreve është një sport. Ndërkohë që Partia Demokratike e vlerëson lart sakrificën, vetmohimin e pjesëtarëve, të Forcave të Armatosura, të Reparteve të Zjarrfikësve, të ekipeve të Emergjencave, në betejat me zjarret në mbarë vendin. Por ajo deklaron se ata nuk...