Kontrabandonin karburant me autobot, dy të arrestuar dhe një në kërkim!

Kontrabandonin karburant me autobot, dy të arrestuar dhe një në kërkim!

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Liquid”, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për kontrabandë me lëndë hidrokarbure, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë B.D, 49 vjeç dhe M. M, 58 vjeç, të dy banues në Fier. Në kërkim është shpallur shtetasi E. R., 34 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm. Sipas Policisë, autoboti i drejtuar nga B. D. është ndaluar në aksin Fier-Mbrostar, ndërsa transportonte lëndë hidrokarbure pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Fier-Mbrostar”, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Hetimet treguan se ngarkesa ishte marrë nga një ambient në pronësi...