Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Zgjedhja e Dimal Bashës si kryeparlamentar sjell pakënaqësi, ministri i Mjedisit në Kosovë jep dorëheqjen
                            Liburn Aliu KOSOVË- Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka njoftuar të mërkurën dorëheqjen e tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Aliu bën me dije se ka dorëzur dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Mjedisit, te kryeminsitri Albin Kurti. Ai thotë se ky vendim ka ardhur si pasojë e zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha.  Në postimin e Aliut shkruhej: “Të dashur qytetarë, Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit,...