Përplasi për vdekje dy motrat nga Delvina, Gjykata e Sarandës lë në burg Kevi Norën

Përplasi për vdekje dy motrat nga Delvina, Gjykata e Sarandës lë në burg Kevi Norën

Motrat Dhimaku (viktimat) dhe 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Kevin Norën, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Trupa gjykyese pranoi kërkesën e prokurores së çështjes, Besja Sadikaj, e cila gjatë seancës kërkoi vendosjen e masës së arrestit me burg për 23-vjeçarin. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të dielës , 24 gusht, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Dy motrat po udhëtonin me mjetin tip "Lancia", teksa janë përlasur për vdekje nga shoferi 23-vjeçar Kevin Nora. Ky i fundit u arrestua nga policia, pasi nga verifimet e kryera rezultoi se ka qenë në gjendje të dehur.  Nora po udhëtonte me një mjet tip "Audi", i cili në gjendje të...