Infrastruktura digjitale bëhet e kushtueshme, 43 mln euro vetëm për sigurinë kibernetike më 2026

Infrastruktura digjitale bëhet e kushtueshme, 43 mln euro vetëm për sigurinë kibernetike më 2026

Instruktuara digjitale, mbrojtja dhe mirëmbajtja e saj po rrisin kostot buxhetore vit pas viti.Vetëm politikat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike ndaj sistemeve publike digjitale kërkojnë financime me vlerë 4,2 miliardë lekë ose 42 milionë euro nga buxheti 2026, sipas kërkesës që ka bërë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).Fondet për sigurinë kibernetike po zënë gati 1 të tretën e financimit të E-albania vitin e kaluar.Sipas kërkesave të detajuara nga AKSK në pjesën e shpenzimeve korente kërkesa shtesë 510 milion lekë financime për 2026 shkon kryesisht si pasojë e zbatimit të ligjit të ri “Për Sigurinë Kibernetike”.Ky fond do të përdoret për të siguruar funksionimin dhe mbrojtjen e sistemeve të informacionit dhe infrastrukturës kritike të vendit.Një tjetër fond shtesë, në masën 2.4 miliard lekë, është propozuar...