Hyjnë në fuqi tarifat ndaj Indisë, taksa 50%, goditje për naftën ruse! Ekspertët kritikojnë vendimin e Trump

Hyjnë në fuqi tarifat ndaj Indisë, taksa 50%, goditje për naftën ruse! Ekspertët kritikojnë vendimin e Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka dyfishuar tarifat ndaj Indisë, duke i çuar ato në 50 % përqind e duke përmbushur kështu paralajmërimin ndaj vendeve që blejnë naftë ruse me çmim të ulët. Vendimi hyri në fuqi siç ishte planifikuar këtë të mërkurë, duke përshkallëzuar tensionet mes dy partnerëve strategjikë më të mëdhenj në botë. Tarifa ndëshkuese nga më të lartat të vendosura nga SHBA ka efekt për pjesën më të madhe të mallrave përfshirë veshjet, gurët e çmuar, këpucët, mallra sportive, mobilje kimikate dhe prodhimet e detit. Përjashtim bëjnë vetëm një kategori e vogël. Presidenti amerikan ka argumentuar se Nju Delhi po ndihmon në mënyrë indirekte në financimin e luftës në Ukrainë, ndërsa ekspertët thonë se ky veprim është autogol pasi eksportuesit e prekur do...