“SPAK nuk i jep Veliajt kopjen fizike të dosjes hetimore”, avokatët e kryebashkiakut: Kemi vetëm një USB, nuk ia çojmë dot në izolim

“SPAK nuk i jep Veliajt kopjen fizike të dosjes hetimore”, avokatët e kryebashkiakut: Kemi vetëm një USB, nuk ia çojmë dot në izolim

Avokatët e Erion Veliaj kanë bërë një deklaratë publike në lidhe me kërkesën e bërë nga kreu i bashkisë së Tiranës drejtuar SPAK, për të marrë një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij. Sipas avokatëve të Veliajt, kërkesa është refuzuar pasi u është thënë se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij, por ata deklarojnë se në qeli nuk ka akses për ta hapur këtë të fundit. “Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Erion Veliaj nuk ka mundësi t’i aksesojë aktet, për të cilat ka nevojë për të mbrojtur veten”, theksohet...