Qeveria e Kurtit/ Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

Qeveria e Kurtit/ Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

Ministri në detyrë i Infrastruktures, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot. Ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është zgjedhja e djeshme e Dimal Bashës në pozitën e kryeparlamentarit. “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, ka thënë ai. Aliu ka shtuar se "zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij...