Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FIER/ Po transportonin karburant kontrabandë, arrestohen dy persona në Fier, një tjetër në kërkim
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Liquid”, duke goditur një rast të kontrabandës me lëndë hidrokarbure. Dy persona të identifikuar si Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar dhe magazinuar karburant të dyshuar të kontrabanduar, pa dokumentacionin përkatës. Operacioni është zhvilluar në kuadër të luftës kundër krimeve ekonomike dhe financiare. Fier Finalizohet operacioni policor i koduar “Liquid”. Goditet 1 rast në fushën e kontrabandës së mallrave. Magazinonin dhe tregtonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale...