MM: 11 vatra të shuara plotësisht, zjarri në Akërni nën kontroll

MM: 11 vatra të shuara plotësisht, zjarri në Akërni nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi. Ministria vuri në dukje se strukturat e Mbrojtjes Civile, të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura po vijojnë intensivisht punën në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa qarqe të vendit. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 11 vatra janë shuar plotësisht, 2 vatra janë ende aktive dhe 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm Vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë (Delisuf, Novoselë), bashkia Vlorë, ku aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë, 21...