Durrës/ Qëlluan me armë policët gjatë aksionit dhe ndjekjes, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

Durrës/ Qëlluan me armë policët gjatë aksionit dhe ndjekjes, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

Tentuan të vrisnin efektivët e policisë gjatë aksionit në Durrës, ndërsa dyshoheshin si grup grabitësish, Gjykata lë në qeli 2 personat e arrestuar. Gjyqtari i gatshëm Rexhep Bekteshi, pasi dëgjoi prokuroren e çështjes, Erida Sisiçi dhe avokatët mbrojtës, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardit Domin, e plagosur, dhe Lorenc Çalin. Sipas prokurorisë, të dy akuzohen për veprat penale “vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në tentativë, “vjedhja me armë”, në tentativë dhe në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”. Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre. Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe...