Rama dekoron punonjësit që u përballën me zjarret! Paralajmërime për prokurorë e gjyqtarë: Vendime në favor të zjarrvënësve

Rama dekoron punonjësit që u përballën me zjarret! Paralajmërime për prokurorë e gjyqtarë: Vendime në favor të zjarrvënësve

EDi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve. Teksa bëri një rezyme të situatës së vështirë të zjarreve në vend, kryeministri vlerësoi punën e ushtarakëve, punonjësve civilë dhe personelit mjekësor, duke e cilësuar situatën si një “kronikë dramatike, por me nota përkushtimi”. “Të nderuar ushtarakë, civilë dhe mjekë. Jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe gjithë asaj që ju përfaqësoni. Beteja e zjarreve që përfshiu territore të konsiderueshme të territorit tonë ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh, një kronikë dramatike, por me nota stërmundimi përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor, që...