Pretendon se u qëllua me shuplakë nga stjuardesa, pasagjeri padit Delta Air Lines, kërkon 9.5 milionë dollarë dëmshpërblim

Pretendon se u qëllua me shuplakë nga stjuardesa, pasagjeri padit Delta Air Lines, kërkon 9.5 milionë dollarë dëmshpërblim

Një pasagjer i kompanisë ajrore Delta Air Lines, Mohammad Shibli, pretendon se u godit me shuplakë nga një asistente fluturimi pasi kërkoi një gotë ujë për djalin e tij të vogël. Ai dhe avokatët e tij mbajtën një konferencë për shtyp të martën, ku njoftuan planet për të paditur linjën ajrore me 9.5 milionë dollarë. Shibli, bashkëshortja dhe dy djemtë e tyre, 4 dhe 2 vjeç, ndodheshin në një fluturim të Delta-s nga Atlanta për në Fresno më 29 korrik, kur ndodhi incidenti. Ai pretendon se asistentja e paidentifikuar e fluturimit e goditi me shuplakë në fytyrë. Sipas Shiblit, fluturimi ishte vonuar për rreth 20 minuta, dhe gjatë kësaj kohe djali i tij dyvjeçar kishte filluar të qante për ujë. Fillimisht, gruaja e tij kërkoi...