Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjermania drejt rikthimit të shërbimit ushtara, Pistorius: Fillimisht vullnetar, por mund të bëhet i detyrueshëm
Ministri gjerman Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD) është optimist. Ai e përsëriti qëndrimin e tij, se shërbimi i ri ushtarak fillimisht do të bazohet në pjesëmarrjen vullnetare. Qeveria federale dëshiron të "dërgojë një sinjal shumë të qartë (...): Ne mbështetemi në pjesëmarrjen vullnetare, do t'i marrim këto shifra". Këtë e tha Pistorius në radion Deutschlandfunk të mërkurën (27.08.), duke iu referuar numrit të ushtarëve shtesë të nevojshëm për Bundeswehr. Kabineti Federal vendos të mërkurën për planet e shërbimit të ri ushtarak të Pistorius. Nga viti i ardhshëm çdo i ri apo e re do të marrë një letër në shtëpi me një pyetësor nga Bundeswehr. Meshkujt duhet t'i përgjigjen. Vajzat mund t'i përgjigjen kësaj kërkese. Aty pyetet kush ka dëshirë të kryejë vullnetarisht shërbimin ushtarak. Më...