Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Në kërkim për plagosje me armë, arrestohet në Greqi – Emri
Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia. Operacioni u zhvillua nga skuadra DIAS e policisë greke, ndërsa autoritetet vijojnë bashkëpunimin me homologët shqiptarë për çështjen.