IKMT ‘zbarkon’ në Drimadhes, shemb objektin që doli jashtë lejes së ndërtimit

IKMT ‘zbarkon’ në Drimadhes, shemb objektin që doli jashtë lejes së ndërtimit

IKMT ka ‘zbarkuar’ mëngjesin e sotëm në zonën e Drimadhes, në Dhërmi. Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, do të bëhet shembja e një objekti me konstruksion metalik. Objekti sipas IKMT ka dalë jashtë lejes së ndërtimit. Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT dhe jo më shpërthim të kontrolluar.